Arrestohen katër persona të dyshuar për vrasjen në Malishevë
Katër persona janë arrestuar lidhur me vrasjen e një burri në fshatin Balincë të Malishevës.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se viktima është qëlluar me armë zjarri.
Sipas tij, deri më tani janë arrestuar katër persona dhe është konfiskuar edhe një armë.
“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në fshatin Balincë-Malishevë. Personeli mjekësor ka konstatuar vdekja e tij. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Deri më tani lidhur me rastin janë arrestuar katër persona të cilët dyshohen të jenë të përfshirë në rast, si dhe është konfiskuar një armë.” – ka thënë ai.