Arrestohen katër persona për djegien e bredhit në oborrin e komunës së Hanit të Elezit - NACIONALE

Arrestohen katër persona për djegien e bredhit në oborrin e komunës së Hanit të Elezit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Janë arrestuar katër persona të cilët sot kanë djegur bredhin e Vitit të ri në oborrin e Komunës së Hanit Elezit, ku kanë mbajtur mbishkrime “Viti i Ri nuk është e jona, mos festo festat e jomyslimanëve”.

Arrestimin e tyre e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimit, duke shtuar se të dyshuarit janë arrestuar për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit".

“Me datën 28.12.2023, rreth orës 02:23, policia e stacionit në Han të Elezit ka pranuar një informatë se bredhi i Vitit të Ri, i vendosur në oborrin e komunës së Hanit të Elezit ishte kapluar nga zjarri. Patrulla e policisë ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që një ekipë e zjarrëfikësve kishte lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe fillimisht ishte inicuar një rast për hetim "Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. – thuhet në njoftimin e PK.

Tutje, PK ka bërë të ditur se mbishkrime :Viti i ri nuk është destë e jona, mos festo festat e jo myslimanëv” janë vendosur edhe në disa rrugë të qytetit.

Kurse, rreth orës 09:30 policët patrullues në Han të Elezit kanë vërejtur se në disa rrugë të qytetit në Han të Elezit ishin vendosur disa afishe me mbishkrimin ,,Viti i ri nuk është festë e jona, mos festo festat e jo myslimanëve’’ dhe për këtë policia në koordinim me prokurorin kishte nisur hetimet për veprën penale " Nxitja e përçarjes dhe mos durimit"” – thuhet në njoftim.

Tutje Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste janë kyçur edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal, dhe më pas janë arrestuar katër persona, ku nga ta tre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt.

Në të dy rastet janë kyçur edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal, të cilët nën autorizim të prokurorit kanë marrë veprime shtesë të hetimeve. Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, rreth orës 17:00 policia ka arritur të identifikojë, e më pas të arrestojë katër persona të dyshuar, të cilët janë shoqëruar në stacionin e policisë. Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, tre persona të dyshuar janë ndaluar në mbajtje, ndërsa një person është liruar për procedurë të rregullt hetimore, me dyshimin se kanë kryer veprën penale " Nxitja e përçarjes dhe mos durimit". – thuhet në përfundim të njoftimit.

Lajme të ngjashme