Arrestohen katër persona në "pazarin e kerreve" në Prishtinë, po shisnin mjete të dhunës - NACIONALE

Arrestohen katër persona në "pazarin e kerreve" në Prishtinë, po shisnin mjete të dhunës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka njofuar se janë arrestuar katër persona në raste të ndara në tregun e automjeteve në Prishtinë.

Sipas policisë, ata u arrestuan për shkak se kanë shitur thika të llojeve të ndryshme, elektroshok, boksa të metalit e dylbi të ndryshme për pushkë.

Raporti i plotë për katër rastet:

Tregu i automjeteve Prishtinë 02.10.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ishte hasur në treg duke shituar elektroshok dhe thika të llojeve të ndryshme, të cilat janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Tregu i automjeteve Prishtinë 02.10.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ishte hasur në treg duke shituar dylbi të ndryshme për pushkë, të cilat janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Tregu i automjeteve Prishtinë 02.10.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ishte hasur në treg duke shituar thika të ndryshme dhe boksa të metalit, të cilat janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Tregu i automjeteve Prishtinë 02.10.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ishte hasur në treg duke shituar dylbi të ndryshme për pushkë, të cilat janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme