Arrestohen katër persona në fshatin Shkabaj, dyshohen për rrëmbim - NACIONALE

Arrestohen katër persona në fshatin Shkabaj, dyshohen për rrëmbim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në një restaurant në fashatin Shkabaj të Komunës së Prishtinës të cilët dyshohen për veprën penale të rrëmbimit.

Kështu ka konfrimuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ajo tha se të dyshuarve iu është gjetur dhe konfiskuar llap-top, stoli- bizhuteri, orë dore, pasaportë.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen katër persona të dyshuar për veprën rrëmbim.

Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Rajonit të Prishtinës, në një restaurant në fshatin Shkabaj, janë arrestuar katër persona të dyshuar për veprën rrëmbim.

Arrestimi i të dyshuarve:

– G. B, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

– A. B, mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

– E.T, mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

– L. Rr, mashkull 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

ka ardhur si rezultat i një pune të shkëlqyer hetimore të cilën specialist për hetimin e krimit e kanë bërë në rastin e denoncuar me datën 11.10.2022.

Personave të dyshuar u janë gjetë dhe sekuestruar gjësendet ( llap top, stoli- bizhuteri, orë dore, pasaportë etj.), që i janë marrë personit të rrëmbyer, i cili në gjendje të mirë është liruar pasi i janë marrë gjërat e sipërshënuara.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme, para se rasti të procedohet më tej.

Lajme të ngjashme