Arrestohen katër burra në Han të Elezit, u rrahen mes vete
Policia e Kosoëvs ka arrestuar katër burra në Han të Elezit.
Sipas policisë, ata janë përleshur mes vete, ku një person ka pësuar lëndime trupore.
Katër të tjerë janë dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Hani Elezit 24.08.2024-11:00. Janë arrestuar katër te dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë, viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit katër të dyshuarit dërgohen në mbajtje.