Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda në Prishtinë - NACIONALE

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda në Prishtinë

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës i ka arrestuar dy të dyshuar në Prishtinë, për disa vjedhje të rënda.

Njoftimi:

Prishtinë, 25 shkurt 2026 – Njësitet e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë kanë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve të rënda të ndodhura në Kryeqytet.

Personat e dyshuar janë identifikuar falë veprimeve operative dhe hetimore nga njësitet e stacionit Jugu dhe si rezultat i këtyre veprimeve, të dyshuarit janë ndaluar dhe arrestuar.

Personat e dyshuar janë:

A.B., 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës;

A.M., 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale, si dhe në garantimin e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët.

Lajme të ngjashme