"Lëndim i rëndë trupor": Arrestohen dy persona në Vushtrri
Dy persona në Vushtrri janë arrestuar, pasi të njëjtit dyshohen për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor”.
Siç thuhet në komunikatën e policisë, arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshim të arsyeshme, ku pas një mosmarrëveshje dy të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht një burrë i cili ka kërkuar tretman mjekësor.
Thuhet se pas intervistimit, dy të dyshuarve, me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policor.
“Ndaj tyre janë duke u zhvilluar hetime ne drejtim të veprave penale “Lëndim i rëndë trupor “ dhe “ Asgjësim dëmtim i pasurisë””, thuhet në komunikatë.
