Arrestohen dy persona në Prizren, njëri u kap duke përdorur substancë narkotike të llojit “speed” - NACIONALE

Arrestohen dy persona në Prizren, njëri u kap duke përdorur substancë narkotike të llojit “speed”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për posedim të paautorizuar të narkotikëve në Prizren.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, njëri nga ta është kapur në flagrancë duke përdorur substanca narkotike të llojit speed, dhe gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur e konfiskuar dy qese të vogla njëra me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

“Të dyshuarit, kanë pranuar tretman mjekësor në repartin e neuropsikiatrisë, dhe në konsultim me prokurorin pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.” – thotë policia.

Raporti i plotë:

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

Kalaja e Prizrenit, Prizren 16.07.2023 – 02:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që njëri nga ta është kapur në flagrancë duke përdorur substanca narkotike të llojit speed, dhe gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur e konfiskuar dy qese të vogla njëra me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë, tjetra me substancë speed në peshë 0.19 gramë dhe cigare joint në peshë 5.19 gramë, ndërsa i dyshuari tjetër dyshohet të jetë shitës i lëndëve narkotike. Të dyshuarit, kanë pranuar tretman mjekësor në repartin e neuropsikiatrisë, dhe në konsultim me prokurorin pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar.

Lajme të ngjashme