Arrestohen dy persona në Pejë për “deklarim të rrejshëm” lidhur me identifikimin e një të dyshuari tjetër
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Pejë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “deklarim i rrejshëm”.
Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale në Pejë, ka vijuar hetimet dhe ka siguruar prova të mjaftueshme se të dyshuarit F.SH. (2000) dhe A.K. (2005), më 13 janar, pranë Qendrës për Pajisje me Dokumente të Identifikimit, kanë dhënë deklarata të rreme duke garantuar për identitetin e saktë të një personi tjetër të dyshuar, A.R. (2003).
Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve, ndërsa pas intervistimit prokurori kompetent ka nxjerrë vendim për ndalim policor ndaj tyre.