Arrestimi për korrupsion i Mujkës së VV-së dhe këshilltarit të Ministrit Peci, Deliu: “Edhe koordinim edhe hajni”
Pas arrestimit nën dyshime për korrupsion të Faruk Mujkës, kryeshefit ekzekutiv të Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci” njëherit anëtar i lartë i partisë në pushtet Vetëvendosjes si dhe Hysen Muzlikukaj, këshilltar i Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, e cila shkroi se “po ju del ngjyra”.
“Dy akterë të pushtetit të arrestuar sot mbi dyshimin për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Po ju del ngjyra: Edhe koordinim edhe hajni. Kaq për këtë mëngjes!”, shkroi Deliu në Facebook.