Arrestimi i Spahiut, ish-ministri i brendshëm: Serbia synon të ushtrojë presionin për rastin e Banjskës - NACIONALE

Arrestimi i Spahiut, ish-ministri i brendshëm: Serbia synon të ushtrojë presionin për rastin e Banjskës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Synim për të bërë presion ndaj pjesëmarrësve në operaiconin e Banjsës. Kështu e sheh ish-Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, arrestimin e ish-pjesëtarit të njësisë speciale, Arbnor Spahiu, nga Serbia ditëve të fundit.

“Fitohet përshtypja, s’kam informacion të saktë se përmes ndalimit të këtij zyrtari, mund të bëjë presion edhe te të gjithë ata që kanë qenë në atë operacion, të jenë të rrezikuar e të targetuar nga inteligjenca serbe, për t’u ndaluar dhe marrë masa ndaj tyre”, ka deklaruar Gashi në “KTV”.

“Efekti sidomos targetohet te zyrtarët policorë të minoritetet serb, të punësuar në institucione që mund të jenë në vazhdimësi target i ndalesave dhe i presioneve, që mund t’iu bëhen, që kanë edhe familjet e tyre dhe mund t’i vizitojnë familjet e tyre në Serbi...Mund të merret presion ndaj dëshmitarëve të atij operacioni, për të ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në deklarimet që mund të jepen nga pjesëmarrësit në operacion”, ka shtuar ai.

“Duhet t’i bëhet presion Serbisë që të mos përdorë incidente për të krijuar tema që tensionojnë raporte...Ajo i përdor skenar të tillë për të destabilizuar funksionimin e shtetit në tërë Kosovën. Këta i përdor për dy arsye: që të destabilizojë në rrafshin e brendshëm dhe në aspektin ndërkombëtar, të pengojë Kosovën që të jetë integruese në institucione ndërkombëtare. Kosova ka qenë e ngathët dhe s’ka reaguar”, ka thënë Gashi.

Lajme të ngjashme