Arrestimi i serbes nga Mitrovica për spiunazh: Prokuroria Speciale kërkon informata nga Kroacia - NACIONALE

Arrestimi i serbes nga Mitrovica për spiunazh: Prokuroria Speciale kërkon informata nga Kroacia

1 vit më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar nga Prokuroria e Kroacisë informacione për serben e arrestuar për spiunazh.

Ajo bashkë me të dashurin pilot kroat në KFOR, dyshohej se çonte informata te Lista Serbe.

E tash, në rast është përfshirë edhe Prokuroria.

“Lidhur me arrestimin e një shtetaseje të Republikës së Kosovës në Kroaci, ju njoftojmë se Prokuroria Speciale është në kontakt me autoritetet përkatëse. Tashmë Prokuroria u ka dërguar kërkesë zyrtare për sigurimin e provave autoriteteve të Kroacisë, në përputhje me marrëveshjet për bashkëpunim juridik ndërkombëtar. Prokuroria Speciale do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore në lidhje me këtë çështje”, kanë thënë për RTK-në nga Prokuroria Speciale.

Lajme të ngjashme