Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së në Merdare, Mirena: mos kaloni nëpër Serbi derisa krejt Ballkani të bëhet pjesë e BE-së
Gazetari Ilir Mirena ka reaguar pas arrestimit të Hasan Dakajt, ish-ushtarit të UÇK-së nga policia serbe në Merdare.
Mirena përmes një postimit në Facebook, ka shprehur keqardhje për arrestimin e tij dhe ka shkruar se nuk e kupton ish-ushtarët e UÇK-së që zgjedhin të kalojnë tranzit nëpër Serbi.
Ai gjithashtu ka thënë se ekzistojnë mundësi të shumta udhëtimesh për t’iu shmangur Serbisë
Ndër të tjera, Mirena ka sugjeruar që të mos udhëtojnë nëpër Serbisë deri në ditën kur i terë Ballkani të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.
Postimi i plotë:
Ish-ushtari i UÇK’se, Hasan Dakaj, qenka arrestuar sot ne Serbi.
Me gjithe keqardhjen per arrestimin e tij, nuk arrije t’i kuptoje ata ish-ushtare te UÇK’se dhe ish - veprimtare te tjere te cilet zgjedhin te kalojne tranzite neper Serbi? Sot, ekzistojne mundesi te shumta udhetimi per t'iu shmangur Serbise. Pse duhet te kalojne neper kete vend qe vazhdon te mbetet kaq armiqesor ndaj nesh?
Viteve te pasluftes kam udhetuar kogja si shume neper bote. Ama, neper Serbi asnjehere. Hera e pare, dhe e fundit, kur kam kaluar neper kete vend, si tinejxher, eshte viti 1989. Ka qene nje udhetim transit, me tren qe nisej nga Fushe Kosova. Kurre me.
Si gazetare kam pasur ftesa dhe mundesi per te shkuar neper konferenca te ndryshme ne Beograd, OSBE, konferenca nderkombetare e raste te tjera.
Nuk e di a jam ne far listash te policise se tyre. Ndodh edhe qe jo. Mund te jete vetem paranoje e imja. Ama asnjehere nuk jam joshur, e as nuk kam dashur ta testoje zellin anti-shqiptar te shtetit serb…
Prandaj, i sygjeroje secilit, qe kurdoqofte ka pasur ndonje aktivitet kunder shtetit serb, sado modeste te kete qene ai aktivitet, dhe dyshon se mund te jete ne ndonje liste te policise se tyre, te mos kaloje e as te mos e vizitoje kete vend.
Jo, deri ne diten kur i tere Ballkani do te jete pjese e BE’se…