Arrestimi i Ilir Metës, Policia: Rezistoi gjatë arrestimit, na është imponuar përdorimi i forcës - NACIONALE

Arrestimi i Ilir Metës, Policia: Rezistoi gjatë arrestimit, na është imponuar përdorimi i forcës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Autoritetet shqiptare kanë konfirmuar se arrestimi i ish-presidentit Ilir Meta është kryer në përputhje me procedurat ligjore. Policia deklaroi se iu desh të përdorte forcën për të hequr Metën nga automjeti dhe për ta vënë në pranga.

“Bazuar në procedurën e parashikuar nga Rregullorja, ai është nxjerrë nga automjeti dhe shoqëruar forcërisht. Policia e Shtetit nënvizon se përdorimi i forcës për shoqërimin e subjektit u imponua nga kundërshtimi me forcë prej tij, për zbatimin e vendimit të gjykatës që iu komunikua nga punonjësit e Policisë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të policisë, Meta ka reaguar në mënyrë agresive, duke ofenduar verbalisht policët dhe duke kundërshtuar vendimin e gjykatës.

"Shtetasi I.M. ka reaguar në mënyrë refuzuese dhe kundërshtuese dhe ka lëshuar fjalë fyese në drejtim të përfaqësuesve të Policisë dhe Drejtësisë. Bazuar në procedurën e parashikuar nga Rregullorja, ai është nxjerrë nga automjeti dhe shoqëruar forcërisht. Policia e Shtetit nënvizon se përdorimi i forcës për shoqërimin e subjektit u imponua nga kundërshtimi me forcë prej tij, për zbatimin e vendimit të gjykatës që iu komunikua nga punonjësit e Policisë." - thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme