Arrestimi i asamblistit të VV-së: Për çfarë po dyshohet Berat Lahu, dhëndri i Liburn Aliut
Në mesin e të arrestuarëve në rastin Brezovica, është edhe asamblisti i VV-së, Berat Lahu.
Lajmin e ka konfirmuar edhe prokurori i rastit, Rasim Maloku.
Lahu që është edhe dhëndër i Liburn Aliut, po dyshohet për ushtrim ndikimi.
Atij i është bastisur edhe shtëpia, ka konfirmuar Maloku për Nacionalen.
Aksioni po vazhdon në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Podujevë.