Armenia rikthen epërsinë ndaj Kosovës pak çaste para përfundimit të ndeshjes - NACIONALE

Armenia rikthen epërsinë ndaj Kosovës pak çaste para përfundimit të ndeshjes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sërish mysafirët ia dolën që ta gjenë golin. Një gabim i Lirim Kastratit dhe i pjesës tjetër defanzive ndikoi që Armenia ta shënojë golin për 1:2.

Edhe pse ishte një aksion që nuk premtonte shumë, në fund u konkretizua me gol. Nga një pozitë këndore Harutyunyan arriti të shmangej mjaft mirë, duke depërtuar fare lehtë pranë Lirim Kastratit.

Kështu, në minutën e 82-të me t'u afruar drejt portës së Bekajt, Harutyunyan goditi saktë për ta rikthyer epërsinë për kombëtaren e tij në 1:2.

Lajme të ngjashme