Armend Zemaj emocionohet kur kujton Tahir Zemajn e vrarë pas luftës - NACIONALE

Armend Zemaj emocionohet kur kujton Tahir Zemajn e vrarë pas luftës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Armend Zemaj, deputet i LDK-së, mbrëmë në emisonin “DPT te Fidan Jupolli”, ka kujtuar momentet e fundit të Tahir e Enis Zemajt, që u vran vite më parë në një atentat ende të pazbardhur.

Gjatë rrëfimit të tij, Zemaj është parë i emocionuar, madje në një moment edhe i përlotur.

“Ka ardhë natën e dytë të vitit të ri në Prishtinë, nga Prishtina shkuam në Deçan. Vizituam familjen, ndejtëm disa orë, ishte edhe Enisi. Nesër në mëngjes, një djalë i tezës më kërkoi ta dërgojë në Aeroport. Ata kishin punë, në dalje të Pejës, te kombinati, në momentin kur është parkuar atëherë ka ndodhur atentati”, është shprehur Zemaj.

Duke folur për atentatin ndaj familjarëve të tij, Zemaj ka theksuar se atentati “dukej se ishte një organizim kriminal”.

Lajme të ngjashme