Armen Mehaj Ka njerëz që flasin shumë, kur u jepet një detyrë humbin krejt - NACIONALE

Armen Mehaj Ka njerëz që flasin shumë, kur u jepet një detyrë humbin krejt

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armen Mehaj, ka theksuar rëndësinë e disiplinës, sistemeve dhe punës si çelës për arritjen e suksesit, duke kritikuar ata që, sipas tij, flasin shumë por nuk tregojnë rezultate konkrete.

Përmes një postimi, Mehaj është shprehur se puna kërkon përkushtim dhe kohë, duke theksuar se disa procese ndërtohen me vite, ndërsa rezultatet shihen edhe më vonë nga qytetarët.

Ai ka nënvizuar se sistemi mbijeton përtej individëve dhe se vlera e një njeriu matet përmes punës që lë pas.

Në fund, Mehaj ka theksuar se e ardhmja e Kosovës është në integrimin euroatlantik, duke përmendur anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian si rrugë drejt sigurisë, zhvillimit dhe stabilitetit.

Lajme të ngjashme