Arifi: U rrëzuan teoritë se Perëndimi toleron Vuçiqin, sanksionimi i NIS e ka sjell Serbinë në kolaps - NACIONALE

Arifi: U rrëzuan teoritë se Perëndimi toleron Vuçiqin, sanksionimi i NIS e ka sjell Serbinë në kolaps

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish diplomati Avni Arifi, thotë se sanksionimi i NIS nga ShBA dhe ultimatum që të largohen akskionarët rus e ka sjell Serbinë në kolaps politik dhe financiar.

Arifi thotë se kjo rrëzon teoritë e atyre që thonin se Perëndimi po e toleron Vuçiqin.

“Për të gjithë ata që na kanë pas lodhë me teori të marra se Perendimi po e toleron Vuqiqin dhe Serbinë, sanksionimi i NIS nga SHBA dhe ultimatumi që të largohen aksionarët Rus e ka sjellë Serbinë në kollaps politik e mbase edhe financiar.

Aq shumë ky shtet e ka lidhë vehten me Rusinë që tash as nuk është që zgjidhet as që rri i lidhur. Kur “karcellat” i shesin mend botës demokratike dhe u’a luajnë “sovranin” heret a vonë paguajnë çmim “sovranist”. “Nuk vendosim sanksione Rusisë thoshin se jemi shtet Sovran”. Rrini edhe tash sovran”, shkruan Arifi.

Lajme të ngjashme