Arifi: Takimet në OKB bëhen për t`u fotografuar, ato zyrtare realizohen në Departamentin e Shtetit - NACIONALE

Arifi: Takimet në OKB bëhen për t`u fotografuar, ato zyrtare realizohen në Departamentin e Shtetit

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, ka kritikuar liderët institucionalë të Kosovës për takimet që po i zhvillojnë në margjinat e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ai ka bërë me dije se takimet në OKB bëhen vetëm sa për t`u fotografuar.

Sipas tij, takimet zyrtare mbahen Departamentin e Shtetit.

“Takimet zyrtare bëhen në Departamentin e Shtetit, jo në OKB. Në OKB ato mbahen vetëm për t’u fotografuar dhe për të treguar njëfarë aleance, por nuk janë substanciale”, ka thënë ai për Klan Kosova.

Lajme të ngjashme