Arifi: Preokupimi i VV-së është si me shku në zgjedhje të reja, jo me gjetë zgjidhje - NACIONALE

Arifi: Preokupimi i VV-së është si me shku në zgjedhje të reja, jo me gjetë zgjidhje

1 orë më parë

nga NACIONALE

Kandidati për deputet i AAK-së, Avni Arifi, ka bërë me dije se VV-ja sërish dëshiron që vendin ta dërgojnë në zgjedhje.

Ai ka deklaruar se prokupimi i partisë së Albin Kurtit janë zgjedhjet e reja, jo si me i ofruar vendit zgjidhje.

Është një nismë që në një formë apo tjetër na flet për përgatitje për zgjedhje të reja, jo për një zgjidhje”, ka thënë Arifi në Edicionin Special të Klan Kosovës.

Sipas tij, VV-ja dëshiron të ia lë fajin opozitës për zgjedhje të reja.

Çka e kanë preokupim është vetëm qysh me shku në zgjedhje me ia lanë fajin opozitës. Njëherë mas 28 shkurtit pagoi LDK-ja sepse (LVV) arriti me e bindë elektoratin që faji është i LDK-së, dhe pagoi LDK-ja me 28 dhjetor”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme