Arifi: Kurti dhe Lumiri e kanë degraduar Presidencën
Sekretari i Aleancës, Avni Arifi, ka vlerësuar se Albin Kurti e ka degraduar edhe Presidencën e Kosovës.
Ai ka bërë me dije se kjo zyre tani është kthyer në një zyrë ofiqarie.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se për këtë faj ka edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Kqyr çka i kanë bo zyrës së Presidencës së Kosovës. Nga një kështjellë që dikur udhëhiqej nga profesor doktor Ibrahim Rugova e që la gjurmë në historinë, por edhe të ardhmen e Kosovës, Kurti, fatkeqësisht tash edhe me Lumirin, e kanë kthye këtë zyrë në një zyrë ofiqarie. E pakuptueshme dhe e palogjikshme si këta dy janë duke organizu intervista se kë me e punësu si President të Kosovës. Me qenë President i Kosovës do të duhej të ishte e arritura më e madhe jetësore e një njeriu që merret me politikë. Tash me qenë President po bëhet si me qenë kryeofiqar”, ka shkruar ai.