Arifi: Dy milionë eurot e qeverisë Kurti, ende nuk janë transferuar në Luginë - NACIONALE

Arifi: Dy milionë eurot e qeverisë Kurti, ende nuk janë transferuar në Luginë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

2 milionë euro që kishte ndarë Qeveria e Kosovës për Luginën, ende nuk janë transferuar.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi.

“2 milionë eurot e parapara për Luginën nga Qeveria e Kosovës për vitin 2022, ende të patransferuara në buxhetet e komunave shqiptare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës Kjo situatë aktuale përveç është shqetësuese, do të vështirësoj gjithashtu dhe realizimin e 2 milion eurove për pesë muajt e mbetur të vitit”, ka shkruar Shqiprim Arifi.

“Vonesa e transferit të mjeteve shkakton vështirësi edhe në realizimin e projekteve për këtë vit, rrjedhimisht të detyruar projektet do të duhet të shtyhen për vitin e ardhshëm; gjë që i dëshpëron qytetarët. Projektet e planifikuara si mëposhtë, do të adresojnë nevojat më elementare të banorëve preshevarë dhe janë paraparë të realizohen me mjetet e dedikuara nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në postim.

Lajme të ngjashme