Arifi: Çdo ditë që kalon, e demaskon Kurtin si autokrat
Ish-ambasadori Avni Arifi, e ka quajtur autokrat kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Këtë reagim e bëri pas dështimit të 37 të Kuvendit.
Postimi:
Pas dështimit të 37!!!
Është bërë gati sllogan kohëve tw fundit bile edhe nga vet Kurti e VV të thuhet se duke mos e votuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, opozita po i zgjat mandatin Albin Kurtit. Një mendësi e tillë është jo vetëm e gabuar, por edhe naive politikisht.
Po, në shikim të parë duket se Kurti vazhdon të del si kryeministër në detyrë, ndërsa opozita nuk e ka foltoren në Kuvend. Por këtu nuk kemi të bëjmë me "zgjatje mandati", por me një krizë të thellë institucionale, për të cilën përgjegjësia është ekskluzive për Vetëvendosjen.
• Kjo krizë e ka zbuluar Kurtin në esencën e tij: një lider që nuk ndërton institucione, por i shkatërron ato nëse nuk i kontrollon vetë.
• 90 milion të Bankës Botërore rrezikon t’i humb Kosova, dhe 63 milion nga fondi i rritjes nga BE në kohën kur Kosova vazhdon të udhëhiqet nga Kurti dhe për Albulenën dëshmon se ska çmim që duhet të paguaj qytetari i Kosovës
• Vetëvendosje nuk po kërkon konsensus, por kapitullim – ose Albulena, ose bllokim.
• Kushtetuta nuk është e krijuar ne at forme që një parti të marrë peng gjithë shtetin sepse të parit në garë nuk i del llogaria politike.
Pra, opozita nuk po i zgjat mandatin Kurtit, përkundrazi, po tregon integritet duke refuzuar t’i shërbejë projektit të Kurtit për pushtet absolut pa llogaridhënie. Çdo ditë që kalon pa institucione vetëm sa e demaskon më shumë Kurtin dhe modelin e tij qeverisës si thellësisht joshtetformues, autokratik dhe destruktiv.
Në vend të normalizimit dhe akceptimit të shantazhit politik, është koha që të themi shkurt dhe shqip: Ky nuk është bllokim nga opozita e as zgjatje mandati deputetit qe del ne zyre te Kryeministrit. Ky është sabotim i shtetit nga Kurti.