Arianit Sllamnikut i zëvendësohet masa e paraburgimit me arrest shtëpiak - NACIONALE

Arianit Sllamnikut i zëvendësohet masa e paraburgimit me arrest shtëpiak

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Gjilan i ka zëvendësuar masën e paraburgimit me arrest shtëpiak, Arianit Sllamnikut, i cili dyshohet se përshkroi ilaçe me vlerë mijëra euro fëmijëve me autizëm, nën pretendimin se i shëron.

Kjo është konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” nga zëdhënësi i Gjykatës, Sabit Shkodra.

“Me kërkesë të Prokurorisë, është bërë zëvendësimi i masës së paraburgimit me arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh” – ka thënë ai.

Sllamniku dyshohet për veprat penale “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore” dhe “Eksperimentet e kundërligjshme mjekësore dhe testimi i barnave”.

Lajme të ngjashme