Arian Tahiri pas deklaratës së Rrustem Mustafës: Nuk ka koalicion me VV-në, PDK është në opozitë - NACIONALE

Arian Tahiri pas deklaratës së Rrustem Mustafës: Nuk ka koalicion me VV-në, PDK është në opozitë

2 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri ka thënë se nuk do të ketë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, pas deklaratave të bashkëpartiakut të tij, Rrustem Mustafa.

Ai në T7 ka thënë se PDK është deklaruar se do të qëndrojë në opozitë.

Mes tjerash, Tahiri ka thënë se nuk e ka parë postimin e Mustafës.

“PDK është deklaru, kryetari Bedri Hamza ka qenë në takim me z.Kurtin. Pas takimit është deklaru që është opozitë. Nuk mundet me pas dhe nuk do të ketë koalicion mes VV-së dhe PDK-së. Nuk e kam pa postimin e z.Mustafa, por PDK është opozitë”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme