Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë - NACIONALE

Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ardita Sinani ka shpallur fitoren në Komunën e Preshevës pas zgjedhjeve të së dielës.

Sipas saj, Partia për Veprim Demokratik ka arritur të marrë 4 mijë e 75 vota.

Ajo ka thënë më tej se PDSH-ja i ka 3 mijë e703, Aleanca 1 mijë e185 dhe APN 2 mijë e 850.

“Kjo fitore përpos që është rritje për subjektin tonë politik, krahasim me numrin në rënie të votuesve, për neve është shumëfish më e madh e ne kemi dominuar në të gjitha bastionet e jemi dominues në bastionet e APN-së”, tha Sinani.

Sinani ka thënë se për katër vjetët e ardhshme do të qeverisë “me maturi e përgjegjësi”, raporton Telegrafi.

Rezultatet preliminare në zgjedhjet lokale në Preshevë:

Partia për Veprim Demokratik – 4078 vota – 11 këshilltarë

Partia Demokratike Shqiptare – 3093 vota – 8 këshilltarë

Alternativa për Ndryshim – 2856 vota – 8 këshilltarë

Lëvizja për reforma – 2140 vota – 6 këshilltarë

Aleanca për Luginën – 1154 vota – 3 këshilltarë

Unioni Demokratik Shqiptar – 566 vota – 1 këshilltar

Lista serbe – 641 vota – 1 këshilltar

Fronti për Ndryshim nga ana tjetër, ka shpallur fitoren e zgjedhjeve në Bujanoc.

Lajme të ngjashme