Arben Vitia e nis punën me përurimin e një objekti në QKUK - NACIONALE

Arben Vitia e nis punën me përurimin e një objekti në QKUK

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i riemëruar i shëndetësisë Arben Vitia në ditën e dytë të punës ka qëndruar në QKUK.

Bashkë me kryeministrin Kurti, menjëherë pas mbledhjes së Qeverisë, kanë shkuar në QKUK. Aty përuruan objektin e Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Sportive dhe Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim Mjekësor.

“Këto dy institucione që funksionojnë në kuadër të ShSKUK-së, tashmë janë vendosur në objekt modern, me infrastrukturë dhe pajisje mjekësore të sofistikuara dhe do të ofrojnë shërbime shëndetësore shumë më cilësore për sportistët dhe pacientët që kanë nevojë për shërbime shëndetësore”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Lajme të ngjashme