Arben Ahmeti: Nuk ka marrëveshje, kam informacione nga brenda - NACIONALE

Arben Ahmeti: Nuk ka marrëveshje, kam informacione nga brenda

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Arben Ahmeti, ka thënë se ka informacione nga brenda se nuk ka marrëveshje nga takimi i mbajtur në Ohër mes Kurtit dhe Vuçiq.

Ahmeti ka thënë se është e padrejtë që ta analizoj, pasi që sipas tij nuk ka marrëveshje nga ky takim.

Ai tutje ka thënë se do ta shoshim se si do ta “paketojë” këtë Josep Borrell, shefi i diplomacisë evropiane.

Unë kam edhe informacion nga brenda që s’ka marrëveshje. Është e padrejtë edhe që të analizoj. Por, do të shohim se si do t’i ‘paketojë’ këtë z.Borell, Kurti e Vuçiqi nëse dalin të ndarë nëpër media. Besoj që të dy liderët mund të dalin diku jashtë të provojnë të flasin për media. Nuk ka marrëveshje të paktën në dy pikat qëndrore të aneksit, atë që ka të bëjë me formën e Asociacionit dhe kohëzgjatjen e marrëveshjes eventuale.” – ka thënë Ahmeti në Kanal10.

Lajme të ngjashme