Arabia Saudite dënon një grua me 34 vite burgim për përdorim të Twitter-it, i përcillte disidentët - NACIONALE

Arabia Saudite dënon një grua me 34 vite burgim për përdorim të Twitter-it, i përcillte disidentët

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një studente saudite e Universitetit të Leeds-it, e cila ishte kthyer në atdhe për pushime, është dënuar me 34 vite burgim për përdorim të rrjetit social “Twitter” dhe për ndjekje e shpërndarje të postimeve të disidentëve e aktivistëve.

Dënimi nga gjykata special kundër terrorizmit u dha disa javë pas vizitës së presidentit amerikan, Joe Biden, veprim për të cilin aktivistët e të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar se mund ta trimërojë Arabinë Saudite për ta zgjeruar shtypjen ndaj disidentëve dhe aktivistëve të tjerë pro demokracisë.

Salma al-Shehab, 34 vjeçe, nënë e dy fëmijëve të vegjël, fillimisht ishte dënuar me tri vite burgim për përdorim të një uebfaqeje “për të shkaktuar kryengritje publike dhe për ta destabilizuar sigurinë civile e kombëtare”.

Sidoqoftë, një gjykatë apeli të hënën i shqiptoi dënim të ri – 34 vite burgim, të pasuara nga 34 vite të tjera me ndalesë udhëtimesh -, pasi një prokuror publik kërkoi nga gjykata që të shqyrtonte krime të tjera të pretenduara.

Lajme të ngjashme