Apeli konfirmon aktakuzën ndaj Skender Hysenit - NACIONALE

Apeli konfirmon aktakuzën ndaj Skender Hysenit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata e Apelit në Prishtinë, ka marrë vendim, sipas të cilit është konfirmuar akuza për mosraportim të pasurisë ndaj Skender Hysenit, figurë e njohur politike.

Në vendimin, e publikuar nga “Betimi për Drejtësi”, shkruhet se ankesa e avokatit të të akuzuarit është refuzuar si e pambështetur.

Sipas dokumentit të akuzës së punuar në dhjetor të vitit të kaluar, Prokuroria Themelore në Prishtinë, e ngarkon të akuzuarin se në formularin për deklarimin e pasurisë nuk ka deklaruar të dhënat e kërkuara, duke mos deklaruar një veturë të llojit “Volswagen”, vlera e të cilës qëndron rreth 13 mijë e 300 euro. Aty shkruhet edhe se kjo veturë është në pronësi të bashkëshortës së tij.

Ndërsa, i akuzuari, Skender Hyseni, në rastin e deklarimit pranë gjykatës është shprehur i pafajshëm, në seancën e mbajtur në janar të 2022.

Lajme të ngjashme