Apeli e lë në arrest shtëpiak Berishën, avokati Gjokutaj vendimin e cilëson politik - NACIONALE

Apeli e lë në arrest shtëpiak Berishën, avokati Gjokutaj vendimin e cilëson politik

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata e Posaçme e Apelit e ka lënë në arrest shtëpia ish-kryeministrin Salih Berisha, duke refuzuar ankesën e këtij të fundit.

Kjo gjykatë sot ka vendosur të lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 25.01.2024, ora 09:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 27 akti, datë 16.01.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim/ankues S.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 520, datë 30.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit personal) dhe vendimit nr. 521, datë 27.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi Miratimin e nr. 520, datë 30.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar“, njofton Gjykata.

Në këtë seancë nuk ishte i pranishëm Sali Berisha, ndërsa, avokati i tij, Genc Gjokutaj, e ka kundërshtuar vendim.

Ai ka thënë se vendimi i Apelit është politik.

Qëllimi i vetëm është që Berisha të izolohet”, ka thënë Gjokutaj, raporton TCh.

Lajme të ngjashme