Apeli e kthen në rigjykim rastin për shmangie nga tatimi ndaj Milaim Zekës dhe Ilir Krasniqit
Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin ndaj Milaim Zekës dhe Ilri Krasniqi sa i përket veprës penale shmangie nga tatimi, kurse pjesë tjetër të aktgjykimi të Gjykatës Themelore të shpallur me 26 prill 2022 për veprat penale të mashtrimit dhe pastrimit të parave e ka vërtetuar.
“Me aprovimin e pjesshëm të ankesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, aktgjykimi i ankimuar,… i datës 23,06.2022, anulohet për pikën II dhe V të dispozitivit, në raport me të akuzuarit Ilir Krasniqi dhe Milaim Zeka për veprat penale “Shmangie nga tatimi” nga neni 313 par.3 lidhur me par.1 dhe lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe për të njëjtat çështja i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rigjykim”, thuhet në vendimin e Apelit
Kurse në pikën e dytë të vendimit të Apelit është vërtetuar në tërësi vendimi i Themelore sa i përket lirimit nga akuza për mashtrim dhe pastrim parash për të akuzuarit Milaim Zeka, Ilir Krasniqi dhe Edmond Kërliun, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndryshe, më 17 nëntor 2023 ishte mbajtur seanca në Apel duke u elaboruar ankesa e PSRK-së si dhe përgjigjet në ankesë të mbrojtës të akuzuarve.