AP: Shtëpia e Bardhë kontaktoi FIFA-n për të kërkuar rishikimin e kartonit të kuq të Folarin Balogun
Shtëpia e Bardhë kontaktoi FIFA-n për të kërkuar që presidenti i saj, Gianni Infantino, të rishikonte kartonin e kuq të sulmuesit të Team USA, Folarin Balogun, sipas një personi të njohur me telefonatën, i cili foli për Associated Press në kushte anonimiteti.
Burimi nuk dha detaje se kush e bëri konkretisht telefonatën dhe kur u zhvillua ajo.
Presidenti Donald Trump e përshëndeti anulimin e kartonit të kuq pak pasi vendimi u bë publik. Në rrjetin e tij social, ai shkroi: “Thank you to FIFA for doing what was right, and reversing a great injustice!”