Raportohet se është shkarkuar Shemsi Haziri, shefi i ekipit që udhëhiqte hetimet ndaj Martin Berishajt e Nagip Krasniqit
Albanian Post ka raportuar se është shkarkuar Shemzi Haziri, shefi i Njësisë së Veçantë të Hetimeve (ish Task Forcës kundër Korrupsion) brenda Policisë së Kosovës ,ekipi që udhëhiqte hetimet ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dhe ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.
Gjithashtu, sipas AP-së, shkarkimi i Hazirit lidhet pikërisht me hetimet e tij ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Për një gjë të tillë ka reaguar edhe Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e cila shkroi se “mbyllni sytë për një moment, dhe imagjinojeni sikur diçka të ngjashme të kishin bërë qeveritë e kaluara”.
Reagimi i Çitakut:
Qenka raportuar se Shemsi Haziri, udhëheqësi i task forcës që
ka hetuar Nagip Krasniqin dhe Martin Berishajn për korrupcion qenka shkarkuar me urdhër nga eprorët politik.
Mbyllni sytë për një moment, dhe imagjinojeni sikur diçka të ngjashme të kishin bërë qeveritë e kaluara.
“Krejt dhe drejt” totalitarizmit.