Anulohet programi i sotëm i Mërgata Fest në Skenderaj, pas vdekjes së ish-basketbollistit Robert Veliu - NACIONALE

Anulohet programi i sotëm i Mërgata Fest në Skenderaj, pas vdekjes së ish-basketbollistit Robert Veliu

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar se pas vdekjes së ish-basketbollistit Robert Veliu, programi i sotëm i Mërgata Fest do të anulohet.

Në një shkrim në Facebook, ai ka shprehur ngushëllime ndaj familjes Veliu.

“Për shkak të vdekjes së papritur të bashkëqytetarit tonë, të riut Robert Veliu, ish-basketbollist profesionist, dhe në respek të thellë ndaj familjes së pikëlluar Veliu, programi i sotëm muzikor në festival anulohet.

Duke besuar në mirëkuptim e secilit përballë këtij rasti të dhimbshëm, i shprehi ngushëllimet më të thella familjes Veliu, shokëve dhe dashamirëve!” – ka shkruar Nura.

Lajme të ngjashme