Anulohet orari i barnatoreve me kujdestari: Më s’ka kufizime - NACIONALE

Anulohet orari i barnatoreve me kujdestari: Më s’ka kufizime

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Më nuk do të ketë kufizime në orarin e barnatoreve në Prishtinë.

Kjo pas shumë problemeve që kishin pasur qytetarët për t’u furnizuar në orët e vona.

Lajmin e ka bërë të ditur asamblisti i PDK-së, Leutrim Retkoceri.

Postimi:

Sot anuluam orarin e Barnatoreve - Më nuk do të ketë kufizime!

Të nderuar qytetarë të Prishtinës, duke marr parasysh ankesat e shumta të qytetarëve lidhur me kufizimin e orarit të punës së barnatoreve në Kryeqytet, sot Kuvendi i Prishtinës me propozim të Grupit të PDK-së anuloj “Propozim Ndryshimin e Rregullores” e cila kishte sjellë këtë kufizim.

Pacientët e kryeqytetit në vitin e fundit hasën në shumë vështirësi në furnizim me barëra gjatë kujdestarisë, posaqërisht në situata emergjente dhe për pasojë ishin detyruar që të furnizohen me këto barëra nga barnatoret në komunën e Fushës Kosovës apo Graçanicës.

Pas anulimit që u bë, PDK Prishtinë kërkon që kjo rregullore të kthehet në debat publik dhe vendimarrja lidhur me këtë çështje të kthehet tek qytetarët.

Falenderojmë subjektet dhe asamblistët që mbështetën votimin e propozimit.

Lajme të ngjashme