Anulohen dhjetëra fluturime në Tajvan shkaku i ushtrimeve ushtarake të Kinës
Aeroporti Ndërkombëtar Taoyuan në Tajvan tha se mbi 50 fluturime ndërkombëtare janë anuluar të enjten për shkak të ushtrimeve ushtarake të Kinës.
Në mesin e fluturimeve të anuluara ishin 26 fluturime drejt Tajvanit dhe 25 fluturime që do të niseshin nga Tajvani.
Edhe kompania ajrore, “Korean Air”, anuloi fluturime nga Incheon-i për në Tajvan për të premten dhe të shtunën, ndërsa kompania “Asiana Airlines” i anuloi fluturimet e drejtpërdrejta për në Tajvan për të premten dhe do ta vëzhgojë situatën, raportuan mediet e Koresë Jugore.