Antonio Rudiger ka shkuar viral për një vrapim të çmendur kur Real Madridi po avanconte 4-1
Real Madridi regjistroi fitoren e dytë nga dy ndeshje të La Ligas, të shtunën mbrëma.
Kampioni spanjoll pati vështirësi kundër Almeiras në ndeshjen e parë, por eventualisht arriti një fitore 2-1.
Kundër Celta Vigos të shtunën, gjërat ishin shumë më të lehta për Real Madridin. 'Los Blancos' regjistruan një fitore 4-1, pa Casemiron e Toni Kroosin në mesfushë, me Luka Modricin që shënoi njërin prej golave.
Karim Benzema, Vinicius Junior dhe Fede Valverde ishin realizatorët e tjerë të 'Los Blancos', me Iago Aspasin që ishte njeriu përgjegjës për golin e vetëm të Celta Vigos.
Ishte një paraqitje dominuese nga djelmoshat e Carlo Ancelottit. Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavingo ishin brilantë në mesfushë, derisa ardhja e verës Antonio Rudiger ishte solid pasi zëvendësoi Dani Carvajal në minutën e 69.
Dhe ikona e Chelseat madje gjeti kohë të rikthente disa prej veprimeve të tij të kahmotshme, derisa Real Madridi po avanconte 4-1.
Gjatë një paraqitjeje të shkurtër por me plot evente, Rudiger kompletoi një vrapim impresiv me topin në këmbë, që është shndërruar në diçka të zakonshme për të në vitet e fundit.
Stili i tij i vrapimit në kohë të caktuara është gati qesharak, por shumë efektiv gjithashtu dhe Real Madridi në fakt fitoi penallti në fund të saj - momenti ka shkuar viral, jo befasisht, në rrjetet sociale.
Shikoni më poshtë pamjet e vrapimit të Rudigerit.
Nahhhh seriously tho Rudiger is doing these runs on purpose, there is no way it’s his real running style. It’s too funny 😂😂 pic.twitter.com/UqhnLF2Mte
— WolfRMFC (@WolfRMFC) August 20, 2022