Anthony Joshua - Oleksandr Usyk, ja kur do të nis rimeçi - NACIONALE

Anthony Joshua - Oleksandr Usyk, ja kur do të nis rimeçi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Boksieri Anthony Joshua do të synojë hakmarrjen ndaj Oleksandr Usyk, në përpjekje për të fituar epitetin e kampionit të botës për peshat e rënda.

Në përballjen e zjarrtë që do të zhvillohet në Arabinë Saudite, në lojë janë titujt si WBA, WBO dhe IBF.

Sidoqoftë, sa i përket meçit, atëherë pritet të nis afër orës 12:00, e gjitha varet edhe nga përfundimi i meçeve tjera që janë planifikuar para tyre.

Kujtojmë, se në shtatorin e vitit të kaluar Usyk arriti ta mposht britanikun duke u shpallur fitues me vendim unanim.

Lajme të ngjashme