Ankohet Shala: Rrallëherë analizohet politika ndërkombëtare dhe çështjet ambientaliste në Kosovë - NACIONALE

Ankohet Shala: Rrallëherë analizohet politika ndërkombëtare dhe çështjet ambientaliste në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Blerim Shala, analist i njohur, ka shkruar një opinion, në të cilin ka vënë në spikamë një mugesë debatesh në lidhje me ndryshimet e rendimit ndërkombar dhe çështjet ambientaliste.

Në shkrimin e tij të publikuar në Klan Kosova, Shala tha se rrallëherë diskutohen këto dy tema.

Janë së paku dy tema (gjithsesi, ka edhe të tjera), mungesa e të të cilave vërehet shpesh në politikën kosovare dhe në skenën mediatike të vendit.

Këto janë: Politika ndërkombëtare dhe çështjet ambientaliste.

Rrallëherë ndodhë që këndejpari të trajtohet dhe të analizohet çka po ndodhë në Botë, në Rendin ndërkombëtarë dhe njëlloj, si po ndërron klima këtupari, në rajon, në Evropë dhe në gjithë Rruzullin tokësor” – ka shkruar ai.

Sipas Shalës, bota ka ndryshuar shumë.

Nuk ka kurrë debat televiziv për njërën prej këtyre dy temave, teksa i njejti vlerësim mund të konstatohet edhe për adresimin e tyre nga politika kosovare, ndërsa Bota ka ndryshuar shumë, dhe atë për të keq, në vitet e fundit, si kur flitet për politikën ndërkombëtare, ashtu edhe kur shqyrtohen pasojat evidente të ‘Nxehjes globale’, formulim ky që përfshinë hakmarrjen e natyrës ndaj njerëzimit që e ka shfrytëzuar pamëshirshëm natyrën, veçmas në tre shekujt e fundit” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme