Ankohet Abazoviq: Dua të martohem, por askush nuk me jep vajzë
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq është nga liderët me të rinj në rajon dhe i vetmi kryeministër beqar në shtetet e Ballkanit Perëndimor. E me në fund, i ka treguar edhe arsyet se pse akoma nuk është i martuar.
Në një intervistë për TVCG, Abazoviq ka thënë se ka dëshirë të martohet, por askush nuk i jep vajzën për t’u martuar.
“Askush nuk me jep vajzë për t’u martuar”, u përgjigj me shaka Abazviq, në pyetjen se pse akoma është beqar.
"Ne da niko ćerku" - odgovor na najčešće postavljeno pitanje u posljednje vrijeme. 😄 pic.twitter.com/lIzE8tjOOt
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) April 12, 2023
Ju kujtojmë, se në gushtin e vitit të kaluar qeveria e Abazoviqit u rrëzua pasi Kuvendi malazez votoi mosbesimin ndaj qeverisë së tij.
Qeveria u rrëzua me 50 vota pro dhe një kundër. Abazoviq është në mandat teknik deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Zgjdhjet e reja paralmentare në këtë shtet do të mbahen në muajt e ardhshëm.
Ndërsa, rivali i tij politik, Milo Gjukanoviq humbi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, e që me pas ka dhënë dorëheqjen si kryetar i partisë DPS.

