Anketa nga CNN: Shikuesit e debatit i japin fitore bindëse Kamala Harrisit - NACIONALE

Anketa nga CNN: Shikuesit e debatit i japin fitore bindëse Kamala Harrisit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shumica e votuesve të regjistruar që e shikuan debatin e së martës mbrëma mes kandidatëve për president të ShBA-së, Kamala Harris e Donald Trump, thanë se demokratja pati performancë më të mirë, sipas një ankete të televizionit CNN.

Sipas anketës së zhvilluar në bashkëpunim me SSRS-në, 63 për qind e votuesve të regjistruar thanë se Harrisi pati performancë më të mirë, ndërsa vetëm 37 për qind menduan kështu për Trumpin, raporton televizioni CNN.

Para debatit, votuesit e njëjtë ishin të ndarë në mënyrë të barabartë për atë se cili kandidat do të kishte performancë më të fuqishme – 50 me 50 për qind.

Rezultati i anketës i pasqyrues vetëm i mendimeve të votuesve që e kanë përcjellë debatin dhe nuk i përfaqësojnë pikëpamjet e tërë publikut votues.

Në debatin e qershorit mes presidentit Joe Biden dhe Donald Trumpit, 67 për qind kishin thënë se ish-presidenti republikan kishte performancë më të mirë se kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Lajme të ngjashme