Anëtarja e KPM-së kërkon që të mos i besojmë ShBA-ve: S'ka besim në marrëdhënie ndërkombëtare
Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Mediave, Luljeta Aliu, përmes një shkrimi në Facebook, ka kërkuar që të mos u besohet Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Aliu ka thënë se s’ka besim në marrëdhëniet ndërkombëtare, teksa ka thënë se duhet të pyetet Ukraina për besim, që nënkupton sipas saj se Ukraina ka gabuar që ka besuar në SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.
“Pyeteni Ukrainen për besimin. Edhe atyre iu është thënë "na besoni" gjatë përpilimit të Memorandumit të Budapestit, ku garantues ishin SHBA dhe UK... “ – ka shkruar ajo.
Reagimi i saj vjen pas deklaratave të fundit të SHBA-ve se Kosova duhet të bëjë Asociacionin pasi nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.
Shkrimi i plotë i saj:
Psskan thënë, duhet të na besoni!
Pyeteni Ukrainen për besimin
Edhe atyre iu është thënë "na besoni" gjatë përpilimit të Memorandumit të Budapestit, ku garantues ishin SHBA dhe UK...
Nuk ka besim në marrëdhënie ndêrkombëtare.
Ka vetëm forcë dhe mençuri. Nëse ke forcë, mençuria nuk të duhet shumë. Nëse nuk ke forcë, të duhet tru dhe unitet kombëtar.
Shembull i gjallë për këtë jemi ne si shqiptarë.
