Anëtari i PDK-së: Pas videos poshtëruese e fyese, PDK-ja duhet t'i prishë koalicionet në komuna me VV-në - NACIONALE

Anëtari i PDK-së: Pas videos poshtëruese e fyese, PDK-ja duhet t'i prishë koalicionet në komuna me VV-në

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i PDK-së, Bujar Cakolli, ka kërkuar nga partia e tij që t’i ndërpres koalicionet me Vetëvendosjen nëpër komuna.

Reagimi i tij, vjen në kohën kur Vetëvendosje publikoi një video në të cilën bëri akuza të rënda ndaj ish-udhëheqësve të PDK-së.

“Pas videos poshtëruese e fyese ndaj liderëve historik të UÇK dhe PDK, minimumi çka ish dasht me ba paria e PDK-së, me mbledh Këshilli Dtejtues edhe me marrë vendim me i prish koalicionet me VV, në çdo komunë të Kosovës.”, ka shkruar Cakolli në Facebook.

Për videon e VV-së kanë reaguar zyrtarë të lartë të PDK-së.

Për të mos harruar, videoja e publikuar nga VV nxiti reagime të shumta në debatin publik.

Kjo video sipas disa analistëve të politikës, u pa si përgatitje për zgjedhje.

Lajme të ngjashme