Anëtari i LDK-së dëshmitari i 70-të ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë
Një anëtar i LDK-së është dëshmitari i 70-të në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë.
Lajmi është bërë i ditur në seancën e sotme në Gjykatën Speciale, raporton Nacionale.
Prokurori James Pache lexoi përmbledhjen e dëshmitarit dhe historinë e tij.
“Dëshmitari 03170 ishte një anëtar i LDK-së që është arrestuar së bashku me një person tjetër. Gjatë transferimit në një prej vendeve ku këta persona janë ndaluar, dëshmitari 03170, duart e tij dhe duart e një personi tjetër u lidhën dhe ata janë kërcënuar dhe janë rrahur”, deklaroi Pace.
Deklaratat që ka dhënë dëshmitari më herët për ZPS-në, u pranuan si prova materiale.