Anëtarësimi në KiE, Musliu-Shoshi: Kurtit aleatët po ia kërkojnë vetëm atë që është zotuar në Ohër - NACIONALE

Anëtarësimi në KiE, Musliu-Shoshi: Kurtit aleatët po ia kërkojnë vetëm atë që është zotuar në Ohër

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka bërë me dije se java e ardhshme është vendimtare për agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Ajo ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të bëjë punët që i takojnë.

Në profilin e saj në “Facebok”, Musliu-Shoshi ka shkruar kryeministri Albin Kurti po i kërkohet vetëm ajo që është zotuar në Marrëveshjen e Ohrit.

“Java vendimtare që Kosova të jetë në agjendë të Këshillit të Ministrave për KiE! Albinit NUK po i kërkohet asgjë më shumë nga aleatët tane se që është zotuar në MARRËVESHJEN E OHRIT!”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme