Anëtarësimi në KiE, deputeti i VV-së: Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese nuk mund të jetë kusht
Deputeti i VV-së, Alban Bajrami, ka bërë me dije se dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, nuk mund të jetë kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Ndonëse shumë vende të BE-së e kanë përmendur një kush të tillë, ai ka thënë se ky nuk është qëndrim i BE-së.
“Kjo është më shumë çështje e unitetit të Bashkimit Evropian. Ndoshta ndonjë vend i caktuar mund të ketë ndonjë interes të caktuar që synon ta kushtëzoj tek anëtarët për në rastin e Kosovës. Por, kjo nuk do të thotë se çdo teke e një vendi mund të bëhet kusht zyrtar i BE-së. Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk mund të jetë kusht për shkak se nuk ka të bëjë me rregullat dhe kushtet të cilat kërkohet për anëtarësim në Këshill të Evropës”, ka thënë Bajrami për RTV21.