Andoni: Gjendemi nën kërcënime të hapura, këshillet e sigurisë së Kosovës dhe i Shqipërisë të mblidhen menjëherë - NACIONALE

Andoni: Gjendemi nën kërcënime të hapura, këshillet e sigurisë së Kosovës dhe i Shqipërisë të mblidhen menjëherë

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Analisti Ben Andoni ka kërkuar koordinim të ngushtë të Kosovës dhe Shqipërisë në aspektin e sigurisë pas deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump, për tërheqjen e ShBA-së nga NATO.

Ai ka bërë me dije se në këtë situatë urgjentisht duhet të mblidhen këshillet e sigurisë së Kosovës dhe i Shqipërisë.

Në emision “Interaktiv” të KTV-së, ai ka thënë se kjo duhet të bëhët ngase të dy vendet gjenden nën kërcënime të hapura.

“Këshilli i Sigurisë në Shqipëri dhe ai në Kosovë duhet të mblidhen menjëherë. Sepse një largim i forcave amerikane e gjithë pjesa do bjerë tek aleatët e ngushtë të Kosovës, që janë Shqipëria dhe Turqia. Në këtë kohë të dyja vendet do duhej të kishin qoftë edhe mbledhje të përbashkët të këshilleve të sigurisë sepse ne vazhdimisht gjendemi në kërcënime të hapura”, ka thënë Andoni.

Lajme të ngjashme