Analiza e profesorit amerikan: Anëtarësimi i Kosovës në KiE nxit formimin e Asociacionit, Beogradi duhet të festojë
Edward Joseph, profesor i njohur amerikan, ka reaguar pas kalimit të fazës së parë të shqyrtimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Në lidhje me mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE, profesori Joseph, që ligjëron në Universitetin “Johns Hopkins”, ka theksuar se për shkak të këtij votimi, Beogradi duhet të festojë. Sipas tij, votimi në KiE i hap rrugën themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Votimi i KiE-së nxit perspektivat për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Implementimi (i Asociacionit) do ta bëjë të pashmangshëm anëtarësimin e Kosovës në KiE, duke u dhënë serbëve qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Si dhe, liberalizimi i vizave më në fund do t’u mundësojë serbëve lëvizje të lirë në BE” - shkroi Joseph në Twitter.
CoE vote immediately boosts prospects for forming the Association of Serb majority municipalities. Implementation will make Kosovo’s CoE membership inevitable, giving Serbs access to @ECHR_CEDH. And visa liberalization will finally give Kosovo Serbs visa free travel to EU. 2/5
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) April 24, 2023